Itali/ Atmosferë e ngrohtë, Krishtlindja më e nxehtë në 150 vite

  • 4 years ago
Shpesh kemi dëgjuar të flitet për nxehtësinë e festave, magjinë e tyre?dhe në fakt, në Torino, atmosfera në natën e Krishtlindjes ka qenë me të vërtetë e nxehtë?madje më e nxehta në 150 vitet e fundit.


Në observatorin e Moncalierit, pak pas mesnate, është regjistruar një temperaturë maksimale prej 17.8 gradësh Celcius, një vlerë kjo që nuk është arritur në Krishtlindje asnjëherë, madje as ditën. Shkaku mendohet se është era e nxehtë që ka shoqëruar këtë periudhë.

?Që Krishtlindjet do të ishin më pak të bardha dhe më pak të ftohta se zakonisht, këtë e dinim, por kjo është pak si shumë?, shkruanin në faqen e tyre në Facebook ekspertët e shoqërisë meteorologjike italiane. Sipas meteorologëve, këto Krishtlindje do të jenë si jo zakonisht të ngrohta dhe me diell por situata nuk do të jetë e njëjtë kudo.

Venecia është mbërthyer sërish nga frika pasi ditën e Krishtlindjes, sipas parashikimeve, niveli i ujit do të arrijë sërish në 120 cm. Dhe në zonën e Emilia Romanas, Lombardisë dhe Venetos është lëshuar një paralajmërim portokalli për mot të keq.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MerryChristmas#Italy#TopChannel

Recommended