Adoleshenti përqafon qenin e tij, të cilit i ka pushuar zemra

  • 4 years ago
Në Argjentinë, është fotoja që sot po qarkullon më shumë dhe tregon momentin e dhimbshëm të përqafimit të një adoleshenti me qenin e tij, të cilit i ka pushuar zemra.


Qeni, një boxer me emrin Magui, pësoi infarkt për shkak të fishekzjarreve në Esquel, në province e Chubu-t. Fotoja që pronari i qenit kishte postuar në Facebook, është ndarë nga organizata Adoptá Esterilizá Educá.

Përpjekjet për ta shpëtuar Magui-n, rezultuan të kota, sepse kur iu afrua ndihma, ishte shumë vonë. Në fakt, djali ankohej në postimin e tij se disa veterinerë nuk e kishin ?vënë ujin në zjarr? për kafshën.

Fenomeni duket është shqetësues, dhe në Italinë fqinjë, me afrimin e festave, zyrtarë të ndryshëm lokalë kanë nisur një fushatë kundër mjeteve piroteknike që trembin kafshët. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Britaninë e madhe, ku disa këlyshë kanë pësuar atak në zemër prej zhurmave të forta e të menjëhershme. Susan Paterson, pronarja e një qeni atje që pësoi të njëjtin fat, nisi një peticion online përmes të cilit kërkoi që të rishikohen rregulla në mënyrë të tillë që të kufizohet përdorimi i fishekzjarreve në ditë festash.

Paterson arriti të mbledhë më shumë se 500 mijë firma, ndërkohë që me mijëra firma ka marrë dhe një peticion tjetër, i cili këmbëngul që ti ndalohet fare publikut shitja e fishekzjarreve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Qeni#TopChannel

Recommended