Cipras ka votat e opozitës, por jo të partisë së tij - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri grek Aleksis Cipras përballet sot me nje beteje te vështire, pasi parlamenti do te votoje planin e reformave, ne këmbim te këstit te ndihmës nga kreditoret. Spekulimet jane shtuar per rezultatin e votimit, qe do te pasoje debate te gjata ne sallën e kuvendit. Frika me e madhe eshte rebelimi nga radhët e partisë se tij Syriza, qe jane shprehur se nuk do te votojnë masat e ashpra. Zyrtare te partisë jane shprehur se nëse numri i deputeteve qe dalin jashte linjës se partisë do te jete me pak se 30, qeveria e tij do te mbijetoje, por nëse shifra eshte mbi 40 ai do te duhet te krijoje nje qeveri te unitetit kombëtar. Pavarësisht zerave kundër, kryeministri shpreson se do te marre votat e partive opozitare. Sido qe te ndodhe, Cipras ka deklaruar se nuk do te jape dorëheqjen. Prej ditësh përfliten edhe ndryshime ne kabinetin e tij, si ai i ministrit te Energjisë, Lafazanis, qe e ka shprehur voten kundër paketës se reformave.

Recommended