Protesta e 6 kombëtare e opozitës do mbahet më 25 maj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Konfirmohet data në të cilën opozita do të zhvilloje protesten e radhës kombëtare.Ashtu sic edhe kishte qarkulluar si informacion që nga paraditja e kësaj të mërkurë, PD ka vendosur pas mbledhjes se kryesise që protesten e 6 kombëtare ta zhvillojë me 25 maj.Ajo është caktuar të nisë në orën 18 e 30 sikurse ka ndodhur edhe me protestat e fundit.Në dy tubimet e 11 dhe 13 majit, me karakter kombëtar, janë shënuar incidente te mëdha dhe raste dhune, sidomos nga përdorimi I bombave Molotov para kryeministrisë, parlamentit dhe policisë.Opozita vazhdon të këmbëngule në bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit duke vënë kusht në mënyrë të vecante largimin e Ramës nga posti I kryministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.Në të kundër protestat do të përshkallëzohen edhe me tej.
Recommended