Wake Up/ Genti Kame: Filmi "Love", është për një publik me shije

  • 4 years ago
"Love" është filmi më i fundit me protagonist aktorin Genti Kame dhe me një kast të njohur aktorësh si: Luli Bitri, Olta Gixhari, Rozi Kostani, Gentian Zenelaj, Gent Hazizi, Herion Mustafaraj si edhe moderatoret Nevina shtylla dhe Sara Kolami. Genti luan personazhin kryesor e quajtur Geri, i cili kthehet në Tiranë pas një kohe shumë të gjatë. Ai është i lodhur nga bashkëjetesa dhe kërkon të takojë miqtë dhe pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës. Jo vetëm që nuk arrin të gjejë atë që kërkon por kupton se disa nga miqtë e tij të dikurshëm po përjetojnë edhe kriza më të mëdha sesa ai. Skenat e këtij filmi janë nga më të larmishmet; në rrugë, në plazh, me një gotë verë, me peshqir në ashensor...etj. Filmi është i ndërthurur me episode komike dhe tregon për transformimin e shoqërisë, historitë e dashurisë, aventurat apo dështimet personale. Të gjitha këto, sipas asaj që tregohet në film na privojnë nga mundësia për të qenë vetvetja thuajse gjatë gjithë jetës sonë. Duke filluar që nga dita e nesërme (19 dhjetor), filmi do të jetë në kinema për publikun. Për regjisorin Dionis Papadhimitri dhe aktorin Genti Kame, "Love" është një komedi romantike e stilin amerikan për një publik me shije.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended