Wake Up/ A mjafton një aplikacion në telefon për të pasur jetë të shëndetshme

  • 4 years ago
Zakonisht mungesa e financave për të shkuar në palestër është arsyetim i shumë njerëzve për të shmangur ushtrimet fizike. Në botën e teknologjisë gjithnjë e më shumë janë shtuar aplikacionet që na mundësojnë të bëjmë ushtrime fizike edhe në kushtet e shtëpisë. Sworkit Lite, 7-minute workouts, Push-ups, etj janë disa prej aplikacioneve që servirin ushtrime për çdo person që dëshiron të jetë në formë. Duke filluar nga joga, zgjatje, pilate etj, mjafton të zgjidhni një opsion tek aplikacioni që keni në celular e më tej të ndiqni trajnerin në video që ju tregon se çfarë të bëni? Duke qenë se këto janë aplikacione pa pagesë të gjithë joshen për t'i pasur në telefona duke i zëvendësuar në një fare mënyre profesionistët që merren me përgatitjen e duhur të fizikut. Aplikacioneve të ushtrimeve në kushtet e shtëpisë i shtohet dhe një listë e gjatë app-esh që servirin mënyra se si të ushqehesh apo të ndjekësh një dietë të caktuar kalorish. Për shembull një nga këto aplikacione është "Lose" i cili i lejon përdoruesit e tij të numërojnë kaloritë në ushqimin e tyre, duke ngarkuar fotografi. Por a është kjo rruga e duhur? Për këtë temë sot në studio ishim instruktorin, Jurgen Veizi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended