Ora News - Qeveria ndryshon draftin anti-shpifje
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Qeveria shqiptare është detyruar të bëjë disa ndryshime në draftin për anti-shpifje, pas diskutimeve me OSBE.

Mazhoranca ka publikuar draftin e fundit të projektit ditën e martë pas ditë, vetëm pak orë pasi të miratohej në Kuvend dhe pasi ishin mbyllur diskutimet nëpër komisione.
Projekti më i fundit nuk është i konsultuar me grupet e interesit, por në një reagim të tij përfaqësuesi i zyrës së medias në OSBE shprehet se ka qenë duke punuar me qeverinë deri në momentin fundit për përmirësimin e projektit dhe për ta sjellë atë në standardet e OSBE.

"Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Harlem Désir thotë se puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ora-news-siguron-draftin-perfundimtar-paketen-anti-shpifje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended