LVV dhe LDK, nuk ka marreveshje. Kurti dhe Mustafa do takohen serish
  • 4 years ago
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as sot nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.


Më shumë se një orë ka zgjatur takimi në mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, e krejt çka të dy ata janë marrë vesh është intensifikimi i takimeve deri në arritjen e marrëveshjes finale.

Pas përfundimit të takimit, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka thënë se të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim.

?Takimi në mes të dy liderëve të LDK-së dhe të VV-së që ka filluar në orën 17.00 tanimë ka përfunduar, të dy liderët z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive tona?, tha ai.

Mustafa nuk ka dhënë detaje nëse mos pajtimet kanë të bëjnë për ndarjen e postit të presidentit për të cilin insiston LDK.

?Këto janë informatat e vetme që kam nga dy liderët, kaq jam i autorizuar t?iu informoj sot. Besoj që shumë shpejt, nëse jo nesër, pasnesër apo në momentin e parë që lejon agjenda e dy liderëve. Por, siç thash jemi pajtuar që t?i intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes?, tha ai.

Kujtojmë se të dy partitë nuk janë takuar që nga e hëna e javës së kaluar, kur edhe kishin filluar deklarimet se LDK po insiston të marrë postin e presidentit, për të cilën nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosja.

Ndryshe, sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor./M.Duraku/kosovapress

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LVV#LDK#Kosova#TopChannel
Recommended