LDK: Gabim historik nese nuk arrihet marreveshja me LVV

  • 4 years ago
Të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy takime të rëndësishme. Fillimisht pritet të mblidhet kryesia e partisë e më pas edhe grupi parlamentar i kësaj partie për të diskutuar si do të veprojë ditëve në vazhdim në raport me takimet dhe një marrëveshje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje për të bashkëqeverisur me vendin.
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani tha se pas mbledhjes së kryesisë, LDK-ja do të dalë me qëndrime të reja dhe të shikohet se si do të vazhdohet tutje.
?Pasi t?i dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje?.
Ajo e quan gabim historik për vendin nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK.
?Nuk mund të flas se cili do të jetë qëndrimi i ri, por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen. Si bartëse e listës së LDK-së dhe përfaqësuese e votuesve, e kam për detyrë që ta dërgoj vullnetin e qytetarëve deri në fund dhe do të insistoj deri në fund?.
Që nga data 24 Dhjetor nuk ka pasur takime ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Ndërsa një delegacion i LDK-së i udhëhequr nga nënkryetari Agim Veliu ka takuar në Berlin të dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për bisedime Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.
Gjatë bisedës, ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë, ku përveç dialogut kanë biseduar edhe për përpjekjet e LDK-së, siç u tha në komunikatë, për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në.
Të hënën gjithashtu pritet edhe takimi i Presidentit Thaçi me kreun e LVV-së për t?u konsultuar rreth mandatimit të ri për Kryeministër.

Recommended