VV: Zgjedhje te reja nese nuk arrihet marrveshja me LDK
  • 4 years ago
Lëvizja Vetëvendosje do të mbështesë mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, siç pohoi Nënkryetarja Albulena Haxhiu.

?Unë shpresoj që LDK do ta pranojë ofertën tonë, në mënyrë që t?i hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Partner tjetër nuk do të kemi veç minoriteteve. Sa i përket koalicionit PAN, ne nuk do të kemi bashkëpunim me ta. Pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme??

Duke folur për mediat kosovare, numri 2 i Vetëvendosjes sqaroi se një çështjeve kryesore që po pengon marrëveshjen është posti i kryeparlamentarit, për të cilin thotë se nuk ka kthim pas.

?Me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ky pozicion i takon partisë fituese, por ne u ofruam këtë mundësi që ta kemi nga radhët e LDK-së. Ata kërkuan edhe presidentin edhe kryetarin e parlamentit, por kur erdhëm në këtë diskutim nuk pati marrëveshje. Edhe në takimet që kemi pasur nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kryetarit të Kuvendit. Tash që u zgjodh qenka problem. Ndaj ne kemi thënë që kjo është e pakthyeshme?.

Mediat në Kosovë shkruajnë se oferta e re e Vetëvendosjes për LDK-në është posti i presidentit dhe 6 ministri, një më shumë se Vetëvendosja. Haxhiu e pohoi ekzistencën e një propozimi për LDK-në pa dhënë më shumë detaje, ndërsa tha se janë në pritje të vendimit të partisë së Mustafës.

Tv Klan
Recommended