Kostot e fiskalizimit/ Kompanitë: Softi 1265 euro, financat e përgënjeshtrojnë shifrën

  • 4 years ago
Nga një janari bizneset do të jenë të detyruara të fillojnë instalimin e softit të ri kopmjuterik, i cili do të regjistrojë dhe dërgojë transaksionet e tyre ditore në kohë reale në serverin e tatimeve. Një pjesë e kompanive që do të prodhojnë këtë soft kanë deklaruar në komisionin e ekonomisë kostot që duhet të paguajë biznesi.


Por kjo është vetëm kostoja fillestare e instalimit. Paralelisht biznesi do të ketë edhe një kosto mujore mirëmbajtje
Këto cmime janë deklaruar nga kompanitë që ishin të ftuara në komisionin e ekonomisë. Por Ministria e Financave deklaroi se kostot e paraqitura nga kompanitë e kasave në komision nuk janë të vërteta.

Zëvendësministri i financave Elton Haxhi deklaroi për Top Channel se instalimi i programit kompjuterik do të jetë pa kosto për biznesin. Sipas tij, e vetmja kosto që do paguhet për fiskalizimin është ajo e mirëmbajtjes, e cila edhe kjo do të jetë shumë më e ulët nga sa kanë paraqitur kompanitë e kasave.

Aktualisht janë rreth 40 kompani të cilat kanë aplikuar pranë AKSHIT për të prodhuar programin e ri kompjuterik. Ministria e Financave thotë se nga komunikimet që ka me këto kompani, por edhe nga eksperiencat e vendeve që aplikojnë sistemin e fiskalizimit, parashikohet se kostoja totale për biznesin do të jetë nga 7 deri në 10 euro në muaj, ku përfshihet mirëmbajtja si dhe firma dixhitale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AKSHIT#MinistriaeFinancave#TopChannel

Recommended