Për kujtesën edhe katharsin, në BUNK’art 1 për tre net në Festivalin XI

  • 4 years ago
Historia është dëshmitare e të shkuarës, hedh dritë mbi të vërtetat, kujtesën që duhet asimiluar së paku nga shumica, përndryshe nuk ka asnjë garanci se ajo që vjen më pas do të jetë progres. Bunk?Art 1, brenda misionit të vetë për të shfletuar të kaluarën, në momentet më kyçe të saj, për 3 net radhazi, në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor ju kthen 47 vite pas, duke u ndalur në një nga ngjarjet më të bujshme të jetës artistike gjatë regjimit komunist. Festivali i XI-të, me 20 këngët që ngjallën zemërimin e sistemit e të vetë diktatorit Enver Hoxha, për shkak të elementëve borgjezë të pikasur, vjen i ngrirë në kohë, për të kuptuar më mirë historinë, siç thotë edhe vet ideatori e gazetari Carlo Bollino për të bërë një katharsis.

?Bunk?art është pjesë e një projekti për kujtesën shqiptare, për të gjithë kohën, që me ardhjen e demokracisë është harruar në një farë mënyre. Ndërsa, unë mendoj se duhet bërë një farë katharsis, duhet që ta përjetojmë atë që ka ndodhur në një formë ndryshe, edhe për të hequr frikën, sepse vetëm nëpërmjet kujtesës ne mbrohemi nga fantazmat e së kaluarës?, shprehet ideator i festivalit Carlo Bollino.

Recommended