Festivali i XI-të në Bunk’Art 1, një buqetë ‘mirënjohjeje’ për artisten e shquar Edi Luarasi

  • 4 years ago
Bujar Kapexhiu nën shoqërinë e këngëtares Marsela Çibukaj u rikthye në Festivalin XI që pas 47 viteve është rivënë në skenën e Bunk'Art 1. Mbrëmë, gjatë natës finale, Bujar Kapexhiu mes lotëve kujtoi momentet e pashlyera nën shoqërinë e Edi Luarasit, e cila dënimet e këtij festivali i kaloi nën lëkurë, por pa u?i përulur asnjëherë regjimit edhe udhëheqësve komunistë, së bashku me regjisorin, bashkëshortin e saj të ndjerë, Mihal Luarasi, që i mungon skenës shqiptare prej dy vitesh. Dy prezantuesit e festivalit retrospektivë, kishin përgatitur për aktoren që është tërhequr nga jeta artistike një buqetë me lule.

?Rikujtova edhe ndjeva gjithçka duke kujtuar atë kohë. Por, ju mund të jeni një prezantuese e shkëlqyer në të ardhmen, por për të qenë i sinqertë deri në fund, (përlotet) kam ndjerë në çdo çast mungesën e Edit. Pra Edi Luarasi ka qenë një konferenciere e jashtëzakonshme, prandaj mendoj se i meriton me të vërtetë duartrokitjet tuaja?, shprehet Kapexhiu gjatë mbrëmjes, teksa thekson se ?E duam shumë?.

Recommended