Tension per nje prone te “Petro N. Luarasi”

  • 5 years ago
Një vendim gjykate i formës së prerë për shembjen e një ndërtese pranë shkollës ?Petro Nini? solli përplasje mes banorëve dhe përmbaruesve.

Godina në të cilën jetojnë 5 familje, është ndërtuar mbi një truall që me vendim gjykate i ka kaluar pronarit. Por banorët pretendojnë se pronari ka falsifikuar dokumentet dhe e ka fituar në mënyrë të jashtëligjshme pronën.

Pesë familjet kishin nisur procese gjyqësore kundër vendimit, por kishin hequr dorë pas premtimit të pronarit për t?u dhënë shtëpi në pallatin që do të ndërtohet, premtim që ata thonë se ai nuk e ka mbajtur duke prishur njëanshmërisht një kontratë noteriale.

Për të zbatuar vendimin, Përmbarimi kërkoi edhe ndihmën e policisë. Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj, tha se forcat e rendit kanë detyrimin ligjor të veprojnë në raste të tilla, por e cilësoi sjelljen e uniformave blu jo dinjitoze dhe jo efikase.

Për konfliktin mes familjeve dhe pronarit reagoi edhe Kryeminstri Edi Rama. Ai tha se pamjet ishin të trishtueshme, por sqaroi se qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës sqaroi se bashkia nuk është e përfshirë në asnjë nga etapat e këtij procesi, duke shtuar se konflikti i pronarëve të tokës me banorët është trajtuar nga drejtesia. Ai shprehu gadishmërinë për t?i ofruar banesa sociale familjeve që preken nga vendimi i gjykatës.

Tv Klan

Recommended