Festivali rikthehet pas 20 vitesh, Ndriçim Xhepa: Të mos ndërpritet, por të bëhet një herë në 2 vite
  • 6 years ago
Pas një mungese të gjatë 20-vjeçare në skenën e teatrit shqipfolës u rikthye Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove. Në këtë festival ku prej dy netësh po prezantohen shfaqjet e 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, aktori i njohur Ndriçim Xhepa flet për pritshmëritë, që ka nga prezantimi i shfaqjeve që ngjiten në skenën e ArTurbinës. Ai mendon se duhet punuar seriozisht, që ky festival të shkojë drejt cilësisë

Pritshmëritë, kam përshtypjen se nuk duhet që t?i ketë fort të qarta edhe vet drejtori (Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar), që është marrë me anën teknike të këtij festivali. Por ajo që kemi biseduar ne është se do të ishte pozitive, që ky festival të shkonte drejt cilësisë, duke u bërë njëherë në dy vjet.

Ndriçim Xhepa, aktor
Sipas Xhepës, i cili është edhe President i jurisë, do të ishte shumë pozitive që festivali të zhvillohej njëherë në dy vite vite, sepse brenda këtij harku kohor trupat qendrore edhe të rretheve do të kishin mundësi përzgjedhje

Jo më kot e thashë njëherë në dy vjet, se kjo do të krijonte mundësinë që secila trupë të vinte me shfaqjen teatrore më cilësore. Njerëzit takohen, njihen dhe krijojnë lidhje dhe bashkërendim, që mendoj se i bën mirë aktrimit teatror shqiptar.

Ndriçim Xhepa, aktor
Ai shpreson, që të zhvillohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup

Ideja tjetër që festivali të lëvizë në Tiranë-Prishtinë-Shkup është shumë pozitive, sepse kështu do të bëhej më interesant, duke e pasuar stafetën nga njëri tek tjetri. Kështu çdo drejtori artistike, trup teatrore apo regjisorë që do të kishte dëshirën për t?u përfshirë në festivalin do të vihej para përgjegjësisë për të shkuar drejt cilësisë.

Ndriçim Xhepa, aktor
Përsa i përket skenës ku po zhvillohet festivali tek ArtTurbina shprehet se
Recommended