Ora News – “Orkestra e harqeve”, rikthehet pas 30 vitesh Festivali orkestral

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për tre ditë me radhë në teatrin ?Skampa? të Elbasanit do të jetësohet Festivali Kombëtar i Orkestrës së Harqeve. E risjellë në qytet pas më shumë se 30 vitesh, synohet të kthehet në traditë duke promoguar grupet orkestrale të vendit dhe muzikën e dhomës.
Rikthehet pas më shumë se 30 vitesh në qytetin e Elbasanit, ?Orkestra e harqeve?, Festivali që promovon muzikën e dhomës.
Ky aktivitet kulturor do të zhvillohet në teatrin ?Skampa? në datat 20, 21 dhe 22 tetor.
Organizatorët thonë se repertori i çdo orkestre do të jetë i lirë për të sjellë stilin barok, solistike, interpretim vokal e instrumental, trio e kuartete. Por vëmendja është te krijimtaria shqiptare.
Kliton Kapaj: Për të nxjerrë në pah disa vlera artistike të cilat edhe në rang kombëtar, edhe në rang lokal janë disi të harruara. Për sa i përket krijimtarisë muzikore shqiptare të orkestrave dhe të muzikës së dhomës. Në këto data hyrja është e lirë, i ftojmë të gjithë qytetarët që të vinë dhe ta ndjekin këtë aktivitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/orkestra-e-harqeve-rikthehet-pas-30-vitesh-festivali-orkestral/

Recommended