Ruçi: Të ndjejmë apelin e të lënduarve, bashkëpunim politik

  • 4 years ago
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi sot që forcat politike të bashkëpunojnë për të lehtësuar pasojat e pastërmetit. Ruci bërri thirrje që të gjitha palëve si një lutje për shpirtin e 51 viktimave, tëndjejmë apelin e familjarëve të tyre, të njëmijë të lënduarve, të mijra familjeve që mbetën të pastreha, të nxënësve që u janë rrënuar shkollat dhe të bashkëpunojmë për tua lehtësuar dhimbjen.


Ai tha se falenderonte të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale.

Ja fjala e plotë në seancën plenare të 5 dhjetorit
Të dashur qytetarë të Shqipërisë,
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Kjo seancëështë e para pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Në kujtim e nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, ju ftoj të gjithëve të mbajmë një minutë heshtje.
U prehshin në paqe!
Të nderuar deputetë,
Para se të fillojmë me rendin e ditës, dëshiroj të ndaj me ju disa refleksione të miat, pas dhimbjes prej goditjes që na dha natyra.
Refleksioni i parëështë mësimi prej humanizmit, solidaritetit dhe sakrificavetë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.
Ne, ligjvënësit, duhet ta lexojmë sjelljene qytetarëve e bashkëkombasve tanë.
Falenderoj të gjithë deputetët që në këto ditë u gjenden dhe janë pranë qytetarëve.
Vlerësoj përgjegjësinë, masat e impenjimin e Qeverisë për masat emergjente dhe përgatitjet për zgjidhjet afatgjata.
Falenderoj të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale.
Por motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, presin që relaksimi i betejave të stërzgjatura politike, të pasohet nga bashkëpunimi politik.
U bëj thirrje të gjitha palëve që si një lutje për shpirtin e 51 viktimave, tëndjejmë apelin e familjarëve të tyre, të njëmijë të lënduarve, të mijra familjeve që mbetën të pastreha, të nxënësve që u janë rrënuar shkollat dhe të bashkëpunojmë për tua lehtësuar dhimbjen.
Refleksioni i dytë lidhet direkt me punën tonë si ligjvënës të Republikës.
Gjatë viteve të fundit, por edhe gjatë këtyre tri dekadave, kemi kemi bërë reforma, kemi miratuar kodee korpuse të tërë ligjesh, të cilët kanë ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Por 26 nëntori na zgjoi dhe na kujtoi se diçka nuk e kemi bërë si duhet.
Unë do t?i ndaja ligjet që janë miratuar në dy grupe të mëdha: ligje që rregullojnë punët e shoqërisë dhe ligje që rregullojnë marrëdhëniet e bashkëjetesën tonë me natyrën.
Është e pamundur që në pak ditë të formosh një gjykim mbi papërsosmërinë e ligjeve tona. Por në këtë grup të dytë, mendoj se ka diçka që nuk shkon.
Prandaj mendoj se legjislacioni mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe kapriçiot e saj, nuk është thjesht i papërsosur.
...

Recommended