Ndryshon bilanci nga termeti

  • 4 years ago
Rritet bilanci i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Grupet e inspektimit kanë konstatuar të tjera ndërtesa problematike. Në komunikimin e patur në mesditën e së enjtes Shtabi i Emergjencave bëri të ditur shifrat e reja.

?Shtëpi të dëmtuara rëndë 5497, shtëpi të dëmtuara lehtë 3567?.

Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta thirrjet për verifikim të gjendjes së godinave. Probleme ka edhe te qendrat shëndetësore të dëmtuara, por është normalizuar situata në Spitalin e Durrësit.

?Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht?.

Shtabi i Emergjencave konfirmoi se po punohet ende për të saktësuar dëmet në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Tv Klan

Recommended