Nga ndryshon shkalla riter nga ballet?

  • 5 years ago
Nga ndryshon shkalla Riter nga ballët?
Pas lëkundjeve të tërmetit të ditës së Shtunë një nga diskutimet ishte mbi fortësinë e tij. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan polemika për shkallën e vlerësimit në Rihter apo në ballë. Por nga ndryshon shkalla Riter nga ballët? Kjo ishte një nga pyetjet që drejtuesja e emisionit ?Rudina?, Rudina Magjistari i drejtoi të ftuarit Llambro Duni. Sizmiologu foli mbi dallimin e dy njësive të matshme dhe shpjegoi se në Riter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, ndërsa ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe.
Ai shtoi se Shqipëria është vend sizmik dhe duhet të mësohemi me këto efekte.
?Janë dy parametra që shprehin të njëjtën gjë. Në riter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, shprehet në parametra fizikë. Çdo instrument që regjistron një tërmet është në gjendje të masë edhe energjinë që ai çliron. Kur themi madhësia 5 sipas shkallës riter nuk ka vend për ballë, është 5 Rihter, kaq. Ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe, dëmet dhe efektet që lë. Ky tërmet që përjetuam ishte 7-8 ballë dhe në shkallë Riter 5.8. Ne jemi një vend sizmik, e kemi harruar këtë. Të jesh vend sizmik do të thotë të mësohesh me këtë dukuri. Sa më shumë të zgjasë një tërmet aq më të mëdha janë efektet?, tha Duni./tvklan.al

Recommended