Ora News - Vlorë/ Atentati ndaj Inez Hajrulla, 3 të tjerë në pranga

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shkon në 7 numri i të arrestuarve për atentatin e muajit maj ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e muajit maj në Vlorë, ku mbeti i plagosur një kalimtar. Tre persona janë arrestuar në kuadër të hetimit, ndërsa në muajin nëntor në pranga ishin vënë katër të dyshuar.

Tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Ines Hajrullës, ngjarje e ndodhur në muajin maj në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë ku mbeti i plagosur një kalimtar.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar në Itali dhe një në Vlorë me masë sigurie "arrest me burg" nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Personat e kapur në Itali, identitetet e të cilëve bëhen të ditura vetëm ne iniciale dyshohen se kanë qenë pjesë e atentatit pasi akuzohen për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje?.

Ndërsa policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin, Xheladin Merko, i dyshuar për mos kallëzim krimi.

Numri i të arrestuarve për atentatin ndaj të riut Inez Hajrulla, i biri i një biznesmeni të njohur në Vlorë ka shkuar në 7.

Në muajin nëntor, 6 muaj pas atentatit në kuadër të operacionit ?Gjurmimi? u kapën 4 të dyshuar.

Në pranga në atë kohë u vunë Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur "kumbari" ose "faqedjeguri", i vrarë në Durrës.

Inez Hajrulla edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017, ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-atentati-ndaj-inez-hajrulla-3-te-tjere-ne-pranga

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended