Ora News - Atentati ndaj Inez Hajrulla, arrestohen 4 persona në Vlorë/ EMRAT

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

6 muaj pas ngjarjes, policia e Vlorës ka zbardhur atentatin ndaj Inez Hajrullah, një të riu të dyshuar si i lidhur me grupet kriminale në Vlorë. Atentatorët janë katër të rinj nga Vlora, Fieri e Tirana, ndërsa motivet janë ende nën hetim.

Katër persona janë arrestuar nga Policia të dyshuar për atentatin e dështuar të 6 muajve më parë ndaj Inez Hajrullah, një personazhi të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.

Autorët e dyshuar janë Daut Elmazin, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.

Policia thotë se arrestimet ishin finalizim i një pune disa mujore hetimore, ndërsa ende po punohet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal , pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur Kumbari ose faqedjeguri, i vrarë në Durrës.

Autorët sipas policisë qëlluan nga dy kënde të ndryshme dhe për pasojë të plumbave mbeti i plagosur 63 vjeçari Dajko Cenodemaj, kalimtar i rastësishëm.

Pas atentatit të dështuar, autorët e sulmit ndaj të riut janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa në zonën e Babicës policia ka gjetur një makinë të djegur.

Inez Hajrullah edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

në vitin 2017 Ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në Makinë.

Ndërsa një muaj pas atentatit ai u vu në pranga pasi u dyshua që kishte qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve.

Por sipas ekspertizës, arma që iu kap të riut ishte e dëmtuar dhe nuk mund të qëllonte.

Atentati në atë kohë u tha se mund të kishte lidhje me hakmarrjet e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ndërsa policia në njoftimin e operacionit nuk jep asnjë të dhënë për pistat e hetimit

TË ARRESTUAR PËR ATENTATIN

Daut Elmazi, banues në Vlorë

Albano Goxhaj, banues në Fier

Dejvison Serjani, banues në Tiranë

Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-inez-hajrulla-arrestohen-4-persona-ne-vlore-emrat

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended