Ora News - Vettingu në radhët e policisë, jep dorëheqjen shefi i IT-së
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një funksionar i lartë i policisë së shtetit është dorëhequr nga detyra vetëm pak javë pas nisjes së seancave të para të vettingut në radhët e uniformave blu.

Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit është larguar nga detyra me dorëheqje.

Ai e ka bërë të ditur këtë vendim me anë të një kërkese drejtuar komisionit të jashtëm të vlerësimit ku shprehet se procesi ndaj tij duhet të ndërpritet pas largimit nga policia. Komisioni ka njoftuar se pasi mori dijeni për kërkesën e subjektit Dimashi, vendosi ndërprerjen e procesit të vettingut ndaj tij.

Dimashi ishte planifikuar si zyrtari i tretë për të dalë në seancën publike të rivlerësimit, pas Adriatik Agos dhe Oltion Shehut. 2 vite më parë drejtori i IT-së në policinë e shtetit është akuzuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas kryedemokratit, Dimashi ka pastruar laptopin dhe celularët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë kohës që po hetohej nga prokuroria e krimeve të rënda për lidhje me grupin Habilaj.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vettingu-ne-radhet-e-policise-jep-doreheqjen-shefi-i-it-s

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended