Voda thirrje inxhinierëve, të përfshihen në ekspertime. Meço: Jeni vonë, kanë kaluar 7 ditë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në një intervistë Live në emisionin Tempora në RTV Ora, zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda u pyet për numrin e ekspertëve të pavarur të përfshirë në ekspertimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Voda tha se nuk është përfshirë asnjë, por u bëri thirrje në emsion që të bëhen pjesë e grupeve të ekspertëve që janë aktualisht në terren.

Ndërsa moderatorja Sonila Meço tha se është vonë për shkak se kanë kaluar 7 ditë nga tragjedia.

Por Voda u shpreh se kanë qenë të fokusuar në shpëtimin jetëve.

Enton Abilekaj: Sa ekspertë të pavarur keni përfshirë?

Rovena Voda: "Kemi bërë thirrje prej disa ditësh, dhe unë jam plotësisht dakot, jo vetëm unë si kryetare shtabi, por e ka qene vendimi të gjithëve që në këtë proces duhet patjetër të përfshijmë edhe ekspertë të pavarur vendas. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe unë përfitoj nga rasti t?ju bëj thirrje që të gjithëve që ju lutem na kontaktoni dhe të vijnë të bëhen pjesë e grupeve tona, do të ishte vlerë e shtuar, e jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë pagesë. Cilido inxhinier mund të vijë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/voda-thirrje-inxhiniereve-te-pavarur-te-perfshihen-ne-ekspertime-sonila-meco-jeni-vone-kane-kaluar-7-dite

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended