Ora News - Durrës, sekuestrohen dosjet e ndërtesave të shembura nga tërmeti

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dosjet e 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit.

Prokurorët e Durrësit që kanë marrë në dorë hetimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit kanë nisur veprimet konkrete në kërkim të përgjegjësive njerëzore.

Një grup prokurorësh zbarkoi këtë të martë në Bashkinë e Durrësit, ku sipas burimeve kanë kërkuar informacion dhe kanë sekuestruar një numër të madh të dosjeve të pallateve.

Dosjet në këtë institucion, sipas ligjit përmbajnë projektin dhe dokumentet e tjera bazë për të cilat kërkohet një leje ndërtimi.

Sipas burimeve Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit.

Disa qindra dosje sipas burimeve janë sekuestruar në agjencinë e Kadastrës, e cila tashmë ka arkivën e ALUIZNI-t dhe Hipotekës së dikurshme.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/durres-sekuestrohen-dosjet-e-ndertesave-te-shembura-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended