Report TV -HETIMET për ndërtesat e shembura nga tërmeti/ Olsian Çela në Durrës
  • 4 years ago
DURRES- Vizitën e parë në cilësinë e kryeprokurorit, Olsian Çela e ka bërë në Durrës, ku dhe është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Çela është stacionuar në Prokurorinë e Durrësit, për t'u takuar me 4 prokurorët që po merren me hetimet që po kryhen lidhur me dëmet nga tërmeti i cili mori 51 jetë njerëzish dhe la në qiell të hapur mijëra të tjerë.

Çela ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Durrësit për hetimet mbi ndërtesat e shembura në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ai tha se përgjegjësia për këtë duhet të shkojë atje ku është, qofshin zyrtarë apo ndërtues Ndërsa drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Recommended