Ora News - “Myslym Shyri” në mëshirë të fatit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Rrugët në periferi të Tiranës apo dhe ato në lagjet pranë qendrës janë tërësisht të shkatërruara. Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre jo pak herë, ndërsa akuzojnë se Bashkia e kryeqytetit kujdeset vetëm për qendrën.

Por në fakt si është situata në zemër të Tiranës? Në rrugën "Myslym Shyri", ku janë përqendruar bizneset, dhe ku vlera e apartamenteve është ndër më të lartat, rruga të ngjason me një aks dytësor të një qyteti të dorës së dytë.

Asfalti i dëmtuar, kapakët e pusetave nën nivelin e rrugës dhe në disa raste mbi të i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të bëhen mjeshtra në manovrim. Ndoshta edhe duke rrezikuar të shkaktojnë aksidente.

Ekspertët kërkojnë marrjen e masave për rrugë të tilla, për të shmangur rreziqet.

"Në rastet kur rruga ka probleme, drejtuesi i mjetit sado i aftë të jetë nuk mund ta mbajë makinën sepse nuk mund të dijë të gjithë sipërfaqen e rrugës sesi është. Kjo bëhet më e dukshme edhe në kushtet e motit të vështirë. Ka mjaft probleme që shpesh kthehen në probleme serioze edhe për jetën e njerëzve".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/myslym-shyri-ne-meshire-te-fatit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended