RTV Ora - Shikoni si hajduti i vjedh vajzës telefonin te "Myslym Shyri", pranga 3 "përsëritësve"
  • 5 years ago
#rtvora
Finalizohet operacioni ?Përsëritësit?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona për vjedhje, dy prej të cilëve të dënuar më parë. Finalizimi i operacionit të koduar ?Përsëritësit? arrestoi shtetasit:

-P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale ?Vjedhja?.

-E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.

-R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.

Shtetasi P.K në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max (shikoni momentin e vjedhjes në video). Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.

Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet e para procedurale do t?i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ?Vjedhja?, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale ?Vjedhja? e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pranga-tre-hajduteve-ne-tirane

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended