Trump sulmon ish-ambasadoren: Youvanovitch nuk e ka varur fotografinë time në zyrë

  • 4 years ago
Ankesa e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ish ish-ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë, Marie Yovanovitch, ishte se ka refuzuar ta varë fotografinë e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë.


?Kjo ambasadore, për të cilën të gjithë thonë se ishte e mrekullueshme, nuk e ka varur fotografinë time në ambasadë?, tha Trump në një intervistë për Fox News. Presidenti nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëhen për shkarkimin e presidentit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të hetuar njërin prej rivalëve kryesorë demokratë, ish zëvëndespresidentin, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter.

Trump mohon çdo gabim, por konsiderohet e paligjshme që të kërkohet ndihme nga jashtë për të siguruar epërsi në zgjedhjet në SHBA. Yovanovitch, diplomate karriere,u tërhoq nga ambasada amerikane në Kiev në maj, dy muaj përpara telefonatës së Trumpit me Zelenskyn. Në bisedën për Fox News, Trump iu referua asaj si ? ajo gruaja? dhe tha se ka dëgjuar ?gjëra të këqija për të?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended