Fiks Fare/ Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula. Administratori: Nuk gjejmë dot ish kryeplakun

  • 3 years ago
Banorët e fshatit Qesarat në memaliaj ankohen në Fiks Fare pasi ata kanë votuar për kryeplak të fshatit, por ai nuk e ka marrë ende këtë pozicion. Shkaku, ish kryeplaku nuk dorëzon vulën.

Sipas banorëve votimet janë zhvilluar përgjatë një mbledhje të cilën e ka organizuar nënkryetarja e bashkisë nga ku banorët kanë përzgjedhur një person të fshatit për kryeplak të tyre. Por kryeplaku i ri që ata unanimisht zgjodhën nuk mund t'ju jap zgjidhje problemeve të tyre sepse i mungon vula dhe nuk njihet nga pushteti vendor. Njësia Administrative Qesarat shfajësohet duke thënë se vulën e ka marrë ish kryeplaku, z.Aleks Gërbi të cilit nuk i dinë vendodhjen.

Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë njësisë administrative për këtë problem. Në pamundësi për të takuar kryetarin e kësaj njësiez. Shahin Hodaj, pasi nuk ndodhej në zyrë, gazetarët e telefonojnë atë. Z. Hodaj u shpreh për Fiksin se mbledhja e zhvilluar nga nënkryetarja e bashkisë me banorët e fshatit gjatë të cilës u votua për kryeplakun e fshatit z. Mit'hat Hysi nuk ishte e vlefshme. Sipas tij pavarësisht se banorët votuan ,mbledhja u mbyll pa dorëzimin e vulës nga ish kryeplaku i cili akoma nuk e ka dorëzuar. Kryetari i njësisë u thotë gazetarëve se ka shkuar në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë vulën, por që nuk e ka gjetur në shtëpi. Në fund të bisedës telefonike kryetari i njësisë administrative premton se vula do shkojë në vendin e vet ashtu siç kanë votuar edhe banorët.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë vetë në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë një përgjigje . Pyesin babain e ish kryeplakut për të cilin kryetari i njësisë administrative u tha gazetarëve që nuk e ka gjetur në shtëpi. Gjatë bisedës ai tregoi se djali i tij është prej kohësh i sëmurë dhe ndodhet në shtëpi, por askush nuk ka shkuar ta kërkojë dhe aq më tepër nga njësia administrative për t'i kërkuar vulën e humbur të kryeplakut të ri.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Ch...

Recommended