Futbollistët Ukrainas tek Dinamo - (30 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pasi kanë arritur mbrëm në Tiranë në ambjentet e sport klubit Dinamo, dy futbollistët ukrainas kanë dalë sot në stërvitjen e parë. Sergej Romanicki 25 vjeç në rolin e mbrojtësit vjen nga skuadra Karpat, ndërsa Sergej Bablincki 26 vjeç sulmues. Futbollisti I tretë Kostandin Llokashenko, pritet të vij të hënën. Kjo marrëveshje mund të jetë dhe shkak i një lidhje midis Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Kievit. Le të ndjekim intervistën me trajnerin e Dinamos Bujar Kasmi gjatë kësaj stërvitje.

Bujar Kasmi:- ?Bëra prezantimin përpara skuadrës dhe ato do zhvillojnë sot një seancë ambjentuese, e cila është domosdoshme për një lojtar që vjen nga një vend i huaj. Nesër pasdite kemi përsëri stërvitje duke i future në një program të vecantë, duke i testuar dhe në planin fizik dhe në planin tekniko-taktik. Në të njëjtën kohë nëse do të jenë dinamovitë të ardhshëm ata do të jenë normalisht pranë skuadrës. Ne do të bëjmë të pamundurën brenda këtyre ditëve më seanca paradite dhe pasdite, në mënyrë për të qënë sa më objektivë edhe ndaj vetes tonë edhe ndaj të ardhmes së këtyre futbollistëve, që kanë ardhur nga Ukraina për të investuar për klubin Dinamo?./tvklan.al
Recommended