Ekipi i Dinamos, Bujar Kasmi - (19 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bujar Kasmi, trajner i Dinamos:- Kjo periudhë ka pasur si tendencë, strukturën e skuadrës, e cila sipas arsyes tonë është e paformuar akoma, duke marrë parasysh numrin e lojtarëve në bazë repartesh. Ka mangësi në repartin e mbrojtjes dhe sidomos në vijën e parë, ndërsa mesfusha është më i plotësuar më lojtarë. Nga kjo pikëpamje kemi pretënduar për ta pasuruar skuadrën me futbollistë. Në aspektin e stërvitjes tekniko-taktike, kemi kosistuar sidomos në krijimin e konceptit, për tu futur në seancat e paradites e pasdites, në mënyrë që futbollistët të progresojnë në një kohë të shkurtër. Nevoja për tu futur në Kupën e Shqipërisë shumë shpejt na detyron që ne të imponohemi sa më shpejtë.

Gazetari:- Përsa i përketë thënies së presidentit të futbollit Bejkush Birçe, që për drejtimin e ekipit Shpresa nuk duhet të jetë trajneri i një ekipi kombëtar cili është mendimi juaj?

Bujar Kasmi, trajner i Dinamos:- Këto probleme unë i gjykaoj se nuk janë personale, por këto shtrihen mbi bazën e strategjisë që ka federata e futbollit, për seleksionin dhe vazhdimësinë e trajnerëve që ka ajo në dispozicionë. Unë kam investuar për vite më radhë për të qënë trajneri kombetar i të rinjve dhe si rezultat i kësaj vetë puna më ka çuar për të qënë trajner i ekipit Shpresa.

Avni Braçe, presidenti i Dinamos:- Ekipi i Dinamos nga ana e përgatitjes fizike është në gjendje të dobët dhe prandaj filloj një stërvitje e përgjithshme fizike, duke bërë edhe kontrollin funksional. Në kontrollin funksional laboratorikë, ekipi del dobët, por shohim se indekset brenda këtyre dy javëve stërvitje indekset janë rritur shumë./tvklan.al
Recommended