Ora News - Meta dorëzon kallëzimin për Ardian Dvoranin: Kreu veprimtari kriminale
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Debati mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të KED-së Ardian Dvorani është finalizuar këtë të marte me depozitimin ne tre prokurori të kallëzimit ndaj kreut të KED-së nga presidenti. Madje kreu i shtetit ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve dhe audios të mbledhjeve në datat 21 shtator dhe 7 nëntor në KED.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të martë kallëzimin penal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshëm, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës.

Në dokument, Meta thotë se Dvorani ka kryer veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Në kallëzimin e presidentit saktësohet se veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-dorezon-ne-1430-padine-te-krimet-e-renda-kerkon-ndjekje-penale-te-ardian-dvoranit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended