Ora News - Basha Me noterë e parukierë nuk bëhet shtet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Ura Vajgurore foli për situatën politike në vend. Referuar betimit që gjyqtarja Arta Vorpsi bëri te noterja, Basha tha se nuk mund të bëhet shtet me noterë dhe parukierë.

Nga Ura Vajgurore Basha tha se në tryezën e Evropës është shtuar çështja e krizës politike dhe zgjidhja tha ai janë zgjedhjet.

Basha: Nuk është gjykata ime, është gjykata juaj. Me noterë e parukierë siç i tha Presidenti nuk bëhet shtet. Sot ka dy mënyra, një mënyrë është të bësh sikur bën teatër bashkë me ta dhe asgjë nuk kishin për të ndaluar. Gjëja tjetër është që ti tregonim gjithë shqiptarëve se çfarë bëhet, prandaj dolën me njerëzit. Sot çfarë arritëm ? Sot ke atë që Bundestagu thotë, që në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike. Pa e zgjidhur atë nuk ju hapim derën. Nuk e kemi me ju shqiptarët, e kemi me atë që është në krye të vendit. Bëj zgjedhje pastaj të hapim derën e Evropës. Këtë që arritëm me Bundestagun arritëm me vendet e tjera të Evropës dhe SHBA. Kjo tregon se kur njerëzit bashkohen për një qëllim të mirë ia arrijnë qëllimit. Sot në tryezë është shtruar zgjidhja e krizës politike shqiptare. So zgjidhet kriza? Sigurisht me zgjedhje zgjidhet. Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë.

Shqetësimit të fermerëve për pensionet e ulëta, Basha iu përgjigj me një premtim se brenda mandatit të parë nuk do të ketë pension nën 25 mijë lekë të rinj.

Basha: Mbi 80% e fermerëve nuk arrijnë dot të derdhin kontributet. Ndërsa politika jonë e pensioneve synon që brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë pensioni minimal të arrijë 25 mijë lekë.

Basha u kërkoi qytetarëve që të mos e shesin votën e tyre, pasi me zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri rrëzohet për 24 orë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-me-notere-e-parukiere-nuk-behet-shtet

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended