Hetimi i Trump/ Seanca ne dhomën e përfaqësuesve transmetohet direkt

  • 5 years ago
Hetimi i kongresit amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, tani transmetohet drejtpërdrejtë. Dhoma e Përfaqësuesve po e heton Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë.


Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy që të zhvillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter. Dëshminë e parë para Dhomës së Përfaqësuesve e bëri William Taylor, i ngarkuari me punë në Ukrainë, një diplomat veteran, i cili e ka përshkruar si të ?parregullt? përdorimin e kanaleve alternative nga ana e administratës Trump për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Kievit, dhe e cila u drejtua nga Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit.

Po të mërkurën dëshmoi edhe George Kent, zëvendës ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit. Ndërkohë, më 15 nëntor, është planifikuar të dëshmojë, Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë. Para se ajo të kthehej papritur në Uashington në muajin prill, Yovanovitch u tha hetuesve se ishte paralajmëruar të ?ruante vetën? pasi Giuliani dhe Trump kishin minuar aktivitetin e saj. Tre dëgjime publike janë caktuar për javën e ardhshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended