Nis hetimi në senat/ A do të shkarkohet Donald Trump…

  • 4 years ago
Hetimi që mund të çojë në shkarkimin e Presidentit Donald Trump filloi të martën në senatin amerikan. Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë.


Një nga hapat e para të procesit në senatin me shumicë republikane ishte votimi i programit të propozuar nga udhëheqësi Mitch McConnell për hetimin.

Rezoluta e senatorit McConnell u jep ligjvënësve demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve si edhe ekipit ligjor të Presidentit Trump nga 24 orë gjatë dy ditëve të ardhshme për të paraqitur argumentat e tyre. Në projekt-rezolutë nuk thuhet nëse do të thirren dëshmitarë dhe nëse do të lejohet parqitja e provave të reja.

McConnell dhe republikanët e kanë bërë të qartë se duan që gjyqi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të Trump.

Drejtuesi i i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se një gjyq pa paraqitje provash, dëshmitarë ose dokumenta ?nuk është aspak gjyq?.

Avokatët e Trump po sulmojnë argumentat e procesit të shkarkimit ndaj tij. Ata thanë se ai nuk bëri ?absolutisht asgjë të keqe? kur i kërkoi Ukrainës të ndërmerrte hetime ndaj rivalit të tij, gjë që, sipas demokratëve, synonte ta ndihmonte presidentin për të përfituar politikisht. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy akuza ndaj Trump. Sipas njërës prej tyre, ai abuzoi me postin e presidentit duke i bërë presion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetonte një nga rivalët kryesorë të Presidentit Trump për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin, Joe Biden. Akuza e dytë është se ai pengoi hetimin e Kongresit.

Për demokratët Trump është fajtor për të dyja akuzat ndërsa avokatet e Trump, në një dosje prej 110 faqesh, thonë se presidenti po zhvillonte normalisht politikë të jashtme në bisedat me presidentin Zelenskiy. Gjasat që senati të autorizojë shkarkimin e Trump janë të pakta sidoqoftë, për shkak të shumicës republikane atje. Për shkarkimin nevojiten votat e dy të tretave të senatorëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#TopChannel

Recommended