Ora News - Ndërtimet e vjetra në "sitë", inspektimi do vendosë nëse do shemben apo riparohen

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Të gjitha objektet që kanë një vjetërsi mbi 50 vite do të inspektohen për qëndrueshmërinë. Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, deklaron se në bazë të qëndrueshmërisë do të vendoset nëse kanë nevojë për rikonstruksion apo duhen shembur. Kreu i Institutit të Ndërtimit deklaron se do të jenë bashkitë ato që do të vendosin në lidhje me fatin e objekteve.

Për herë të parë në Shqipëri të gjitha ndërtimet që janë më të vjetra se 50 vite do të inspektohen nëse përbëjnë rrezik për shëmbje.

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, deklaron se për çdo objekt do të vendoset pas vlerësimit të gjendjes.

Ndërkohë që do të jenë bashkitë që do të marrin vendimin përfundimtar nëse do riparohen apo do shemben.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë për objektet që datojnë më të vjetra se 50 vite.

Hysenlliu: Këto tre kategori objektesh pasi të kontrollohen do të vihen në dorë të Enteve Vendore dhe mbi bazën e ligjeve që ekzistojnë ata kanë kompetencat e tyre për të vendosur se çfarë do të kryejnë me to, dop të riparohen, çmontohen.

Fillimisht mendohet që inspektimet të nisin nga institucionet që kanë më shumë impakt si kopshte, çerdhe dhe ministri.

Hysenlliu: Kontrollet e para që duhet të kryhen për këto objekte që kanë vjetërsi të madhe duhet të jenë objektet me impakt social-kulturor, si kopshtet, çerdhet, ministritë, pjesa e zyrave të pushteteve vendore por edhe objekti banimi që kanë problematikat e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndertimet-e-vjetra-ne-site-inspektimi-do-vendose-nese-do-shemben-apo-riparohen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended