Wake Up/ Institutit të Ndërtimit: Pallatet e vjetra do të çmontohen nëse rrezikojnë banorët

  • 5 years ago
Tërmeti i 21 shtatorit , duket se ''tundi" edhe qeverinë e kohët e fundit e cila së fundmi nëpërmjet një drafti ka vendosur që të nisë kontrollin e të gjitha ndërtesave në vend që janë mbi 50 vjeçare. Në këtë auditim teknik sipas draftit parashikohen të futen në "sitën" e profesionistëve të ndërtimit, si objektet publike dhe ato jo publike, nga pallatet e banimit, kopshtet, çerdhet, shkollat, deri tek pallatet e sportit, teatrot, kinematë e stadiumet. Për ato ndërtime të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, do të jetë Instituti i Ndërtimit që do të propozojë masat përkatëse duke hartuar një raport me të dhënat të cilat më pas do ti dërgohen bashkive. Por kjo nuk është e vetmja masë që pas tërmetit që tronditi Shqipërinë në datë 21 shtator. Këshilli i Ministrave mori vendim për të detyruar ndërtuesit që të lidhin kontrata 10-vjeçare sigurimi me blerësit. Gjithashtu asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet pa policën e sigurimit. Por si do të bëhet kontrolli i ndërtesave të vjetra mbi 50 vjet, por edhe për cilësinë e ndërtimeve që janë sot në vend, flet drejtori i Institutit të Ndërtimit: Agron Hysenlliu. Ai nuk artikuloi në asnjë moment nëse ndërtesat e vjetra që janë të amortizuara dhe rrezikojnë banorët do të shemben por sipas tij në terma teknik ato do të çmontohen (!)

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel