Lela: Pas ruspave apo ruspieve politike të Rilindjes, Tirana i ka apo jo 10 ndërtesa të vjetra

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gazetari, Alfred Lela, thotë se ky Tirana, qyteti 100-vjeçar po rrezikon të mbetet pa histori.

Me shembjen e dy godinave të kompleksit të Teatrit Kombëtar, Lela thotë emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora se në qytet mund ti numërosh me gishtat godinat e mbetura nga periudha para Rilindjes.

Lela: Unë kam qenë vazhdimisht kundër shembjes së teatrit, jam dhe sot dhe më duket kastrofale ajo që ka ndodhur me shembjen e Teatrit. Nuk është shembur një godinë, por një traditë, një pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit që mbush 100 vjet. I ka apo nuk i ka tashmë pas ruspave apo ruspieve politike të Rilindjes 10 ndërtesa të tjera. Kemi nevojë të kemi dhe ndërtesa të kohëve të tjera, jo vetëm të kohës së tyre.

Sepse ne kështu e dimë, dhe fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve e dinë sesi ka qenë ky qytet edhe më parë sesa të vinte Rilindja e pa fe dhe e pabesë. Sigurisht që kam qenë kundër Teatrit. Tani jam i pashpresë sepse teatri është shembur, çfarë mund të bëhet tani.A duhen lejuar këta njerëz, kush ka mbetur tani, Akademia e Shkencave që ka qenë parlamenti i parë, vila e Zogut dhe Teatri i Kukullave. Ti shembin edhe ato, se të vjetra janë, çfarë duhen? Ku ka si këto ndërtesat e arkitektëve danezë dhe italianë që janë futur në brinjë të një bulevardi që është e vetmja gjë e bukur që ka qyteti. Po shkohet drejt shuarjes edhe të bulevardit dhe qytetit, po shkohet drejt një qyteti futuristik që nuk e di kush do ta banojë, shpirti i kujt?

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/lela-pas-ruspave-apo-ruspieve-politike-te-rilindjes-tirana-i-ka-apo-jo-10-ndertesa-te-vjetra

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended