Ora News - Buxheti 2020 pa rrugë të reja

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Edhe për 2020 në Shqipëri nuk do të ketë asnjë projekt të ri në Infranstrukturë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar projektbuxhetin në Konferencën e Kryetarëve të parlamentit ku theksoi se në vemëndje do të jetë mbyllja e projekteve që janë në proces.

Denaj: Për periudhën 2020-2022 synohet kompletimi i akseve rrugore nacinale si Rruga e Arbrit, Milot-Balldre, Orikum-Dukat. Kompletimi i opjesës dërmuese të segmenteve rrugoire në vazjhdim me financim të brendshëm brenda 2022 si Kardhiq-Delvinë,. Elbasan-Banjë.

Por në pikpyetje mbetet fati i rritjes së pagave për vitin tjetër. Edhe pse në buxhet nuk ka fonde për politika të reja pagash, Ministrja deklaroi se do të ketë rritje.

Denaj: Faktorizohen gjithashtu edhe efektet e plota të politikës së rritjes së pagave për sektorin e shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes, sistemit penitenciar dhe punonjësit e përfaqësive diplomatike.

Gjatë këtij viti të ardhurat në buxhet kanë pasur një mosrealizim me rreth 2.2 %, fakt ky që u pranua edhe nga vetë Ministrja.

Denaj: Ka pasur një mungesë të të ardhurave prej rreth 2.2% në krahasim me planin e periudhës.

Për vitin e ardhshëm Ministrja duket se ka parashikime shumë optimiste për rritjen ekonomike, pavarësisht se institucionet ndërkombëtare kanë ulur pritshmëritë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/buxheti-2020-pa-rruge-te-reja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended