Ndryshimi i ligjit të SHISH, deputeti Elezi: Kontrolli parlamentar i mangët
  • 4 years ago
Në Tiranë janë mbledhur komisionet e parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Europa Juglindore në takimin e tyre vjetor. Në fokus të diskutimeve ishin shtimi krimeve kibernetike përfshi monitorimin e komunikimeve elektronike në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë.


Ndërkohë që sfidat e sigurisë sa vjen e bëhen më të mëdha, Alban Elezi, ish-numri dy i Shërbimit Informativ në Ushtri, tani deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, në një intervistë për Top Channel flet për nevojën e ndryshimit të legjislacionit për Shërbimin Informativ Shtetëror, që operon me një ligj të vitit 1998, i cili ka pësuar vetëm dy ndryshime në vitet 1999 dhe 2005.

Ky ligj, thotë Alban Zeneli, nuk i përgjigjet aktualitetit.

?Ligji për SHISH duhet të ishte ndërruar dhe reformuar si shumë ligje që janë bërë në Shqipëri për shkak të realitetit të ndryshëm që ka Shqipëria?, shprehet deputeti.

Kontrolli parlamentar i shërbimeve inteligjente, thotë Alban Zeli, nuk po përmbushet.

?Kontrolli parlamentar mbi shërbimet inteligjente sidomos pët SHISH, është absolutisht i mangut. Ligji ka mangësi të theksuara. Është një nen i vecantë ku përcaktohet se është një nënkomision parlamentar i sigurisë, qe duhet të drejtohet nga opozita dhe nuk është vënë asnjëherë në funksion të këtij kontrolli parlamentar, që duhet te ketë domosdoshmërisht puna e SHISH?, thotë Zeneli.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended