Ora News - Atentati prokurorit, nisin verifikimet për zinxhirin komandues të policisë së Durrësit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda dyshojnë se objektiv i atentatit me armë të ndodhur pranë mbikalimit në Shkozet më 1 nëntor ka qenë Arjan Ndoja.

Verifikimet e bëra nga policia mësohet se automjeti luksoz i cili ishte shënjestër e sulmit me breshëri përdorej nga prokurori, ndonëse nuk ishte regjistruar në emër të tij.

Verifikimi ka nxjerrë se siguracioni i automjetit figuronte të ishte paguar nga bashkëshortja e prokurorit Ndoj, cka ka shtuar dyshimin se objektiv i atentatit mund të ketë qenë prokurori. Pa përjashtuar mundësinë se shënjestër mund të ketë qenë Landi Muharremi.

Sa i takon motivit dyshohet se ai ka lidhje me hetimin e çështjes së pronësisë së tokave në Gjirin e Lalzit, troje të cilat dyshohet se i morën jetën disa vite më parë gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi ndërkohë autorët nuk janë zbuluar.

Nga ana tjetër vijon kqyrja e automjetit që dyshohet se u përdor nga autorët brenda të cilit u gjetën dy armë kallashnikov.

Nga kqyrja paraprake e grupit hetimor ka rezultuar përputhshmëri mes armëve të gjetura në mjetin me targa AA 342 LM dhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-makines-se-prokurorit-nisin-verifikimet-zinxhirin-komandues-te-policise-se-durresit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended