Ora News - Rama hesht për Alvin Berishën, kthen pas Cakajn dhe delegon Spiropalin

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Edi Rama nuk është paraqitur në cilësinë e Ministrit të Jashtëm për të dhënë shpjegime për rastin e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha. Gjithashtu ai nuk e ka parë të arsyeshme t?ja delegojë këtë përgjegjësi Ministrit në detyrë Gent Cakaj, por besimin ja ka dhënë Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Në këtë interpelancë qeveria refuzoi të japë informacione për operacionin për të tërheqjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet e luftës, pasi sipas saj mund të rrezikojë jetën e tyre.

Kryeministri, Edi Rama, refuzoi të paraqitet në interpelancë me opozitën në Parlament për të dhënë llogari për rastin e Alvin Berishës, i cili ndodhet në kampin e Al-Hol të Sirisë.

Kreu i qeverisë nuk ia besoi këtë paraqitje as Ministrit të Jashtëm në detyrë i cili pak minuta pasi u paraqit në Parlament u detyrua të largohej, pasi u vendos që të ishte Elisa Spiropali ajo që do tu përgjigjej pyetjeve të pakicës.

Kjo taktikë e Ramës, u konsiderua si injorim nga ana e deputetit Andi Përmeti.

Andi Përmeti: Kryeministri ka të drejtë t'ja delegojë kujdo nga kabineti i Ministrave kur kërkohet interpelancë me kryeministrin. Unë nuk kam kërkuar interpelancë me kryeministrin, kam kërkuar interpelancë me Ministrin e Jashtëm dhe asnjë ministër nuk ka të drejtë t'ja delegojë pjesëtarit tjetër të kabinetit interpelancën.

E deleguara e Ministrit të Jashtëm, Elisa Spiropali, nuk dha përgjigje për hapat që po ndjek Shqipëria për tërheqjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, pasi sipas saj cënon operacionin.

Spiropali: Hapat institucionalë nuk mund të bëhen publike, do të vinte në rrezik operacionin dhe jetën e fëmjijëve dhe grave në këto kampe.Duke zbuluar identitetin e këtyre personave i ekspozojmë para një rreziku vdekjeprurës. Organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që personat të largohen. Kur rrjedh informacion operacioni komplikohet.Fatkeqësisht disa nga këto fakte janë shfaqur në media nga dashamirësia për të ndihmuar këtë proces duke shtuar rrezikun për të zbuluar plotësisht identitetin e grave dhe fëmijëve shqiptarë para terroristëve.

Spiropali nënvizoi se grupet operacionale në zonat e luftës kanë vështirësi të identifikimit pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumenta shqiptare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/cfare-do-te-ndodhe-me-alvin-berishen-nuk-paraqitet-rama-opozita-debate-me-spiropalin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended