Ora News - Rama flet për vdekjen, i bën gati dhe fjalimin Çilit për funeralin

  • 5 years ago
#rtvora

COD, Qendra për Përhapje dhe Dialog në Kryeministri prej sot do të ketë 25 libra për kujtesën e diktaturës, kolana e Institutit Europian Pashko dhe UET-PRESS.

Kryeministri Rama duke falenderuar Henri Çilin për këtë dhuratë, foli edhe për vdekjen.

Rama: Më vjen mirë që këtë kolanë të sukseshme bujarisht që Henri po e dhuron për COD. Ne i kemi të gjitha, por të dhuruara nga autorët dhe botuesi kanë një vlerë dhe për historinë. Një ditë dikush do ta kujtojë këtë gjë. Ndoshta Henri në funeralin tim do të thotë se megjithë ato gjëra që na ndanë na bashkoi një ditë e bukur në COD ku pata mundësinë ti dhuroj kolanën që ai e çmoi.

Çdo sukses, tha Rama vjen me klithmat e ndjenjave, por është qoftë çmimi, qoftë certifikata e suksesit.

Kryeministri nënvizoi se librat e ndihmojnë botën të ndryshojë.

Rama: Librat nuk ndryshojnë botën, se kanë ndryshuar kurrë, por e ndihmojnë botën të ndryshojë dhe i japin mundësi atyre që duan të ndryshojnë botën të pajisen me instrumenta shumë të veçantë në përpjekjen e tyre. Kjo kolanë ka kryer një shërbim duke u dhënë mundësi lexuesve dhe njerëzve të interesuar për historinë të mund të marrin mësime historie nga burime të larmishme që në shumë raste kontradiktojnë me njëra-tjetrën dhe kjo është gjë e mirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-flet-vdekjen-i-ben-gati-dhe-fjalimin-cilit-funeralin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended