E kaluara e kandidatëve/ Si kapën majat e politikës njerëzit që synojnë shtëpinë e bardhë
  • 4 years ago
Sot janë në majat e politikës amerikane, por siç thotë Business Insider, kandidatët më të rëndësishëm presidencialë dikur kanë bërë punë të rëndomta. Dollarët e tyre të parë nuk i kanë fituar dhe aq lehtë. Në familjen e Elizabeth Warren, paratë ishin të kufizuara.


Ajo filloi të shërbente tavolinat në një restorant meksikan, që në moshën 13 vjeçe, ndërsa ka punuar edhe si dado për të ndihmuar familjen e saj. Warren ishte nxënëse e shkëlqyer, e fitoi një bursë kolegji në moshën vetëm 16 vjeç, e ne fund, arriti te punonte si profesoreshë në Harvard.

Joe Biden ka punuar si kopshtar me kohë të pjesshme, për të fituar para për shkollimin e tij. Madje, kur prindërit e tij patën vështirësi të paguanin faturat, ai punoi dhe si kopshtar në ambientet e shkollës, ndërsa më vonë ka qene edhe shofer kamioni dhe roje plazhi, përpara se të vazhdonte të praktikonte Drejtësinë pas kolegjit.

Bernie Sanders provoi aftësitë e tij në tregti të ndryshme para se të hynte në politikë ? përfshirë zdrukthëtarinë. Puna e parë e Kamala Harris ishte të ndihmonte mamanë e saj studiuese të kancerit, duke pastruar mjetet shkencore.

Ndërsa në fillesat e veta tij, presidenti Donald Trump mblidhte shishe te përdorura pijesh freskuese në një prej pronave të babait të tij. Në një intervistë dhëne për Forbes në vitin 2006, kur njihej ende si ?yll spektaklesh? dhe bos i pasurive të patundshme, Trump pat rrëfyer si i ati, Fred e kishte vënë në punë me qëllimin që të mësonte si ti nxirrte vetë lekët e tij. Mblidhja shishet e pijeve freskuese dhe këto ishin paratë e mia të para, pat thënë Trump.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended