Në 110 vjetorin e Normales së Elbasanit zbulohet dëftesa e parë e maturës së parë

  • 5 years ago
Normalja e Elbasanit ka një histori interesante, por në vitin 1934, që përkonte me kremtimin e 25-vjetorit të themelimit të shkollës së parë të mesme shqiptare, shkolla u dogj dhe bashkë me të edhe dokumentacioni i vyer. Më 1959, me ekspozitën e punëve të pavarura të nxënësve që u hap me rastin e 50-vjetorit të shkollës, rrethi i historisë me mësuesin Shyqyri Demiri krijuan një kënd muzeal me fotografi e kujtime nga jeta në shkollë. Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik i fondit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muze. Më 1979, në kuadrin e 70- vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen e muzeut në shkollë, që solli mjaft gjëra me vlerë. Në vitin 1993 u rikonceptua ringritja e muzeut të ri të shkollës për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin e ish-mësuesve dhe nxënësve, jashtë politizimeve. Kjo u bë e mundshme edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura, personalitete, kryesisht ish- normalistë. Muzeu u vendos në katin e dytë të shkollës. Ai ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga Arkiva Qendrore e Shtetit dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relikte të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedagogjik, kujtime të ish-normalistëve. Sot në Wake Up ishin vetë nxënësit e kësaj shkolle që na treguan mbi historinë dhe vlerat që ka arkivi i muzeut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended