Ora News - Salillari fiton edhe tenderin “Shqiponja”
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë ?Salillari? reth një muaj pas vendimit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Njoftimi është publikuar në Agjensinë e Prokurimeve Publike dhe tashmë pritet lidhja e kontratës me kompaninë fituese ?Salillari?për të realizuar punimet e nënkalimit ?Shqiponja? në Unazën e Madhe.

Kjo kompani ka ofruar 1.77 miliard lekë për ndërtimin e këtij segmenti nga 2.25 miliard lekë që ishte fondi limit. Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi të rikthejë në garë kompaninë ?Salillari? e cila ishte skualifikuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave në Autoritetin Rrugor Shqiptar sepse nuk përmbushte kriteret.

Ky vendim erdhi menjëherë pas dorëheqjes së drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, nga detyra që ajo mbante. Në tenderin e dytë që u hap për ndërtimin e nënkalimit të Unazës së Re morën pjesë 8 kompani.

Tenderi për këtë lot është kthyer në qendër të akuzave dhe debateve për shkak të skandaleve të ndodhura. Pas emërimit të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Financave, ndryshoi dhe projekti në sheshin "Shqiponja". Pavarësisht se ka një reduktim të sipërfaqes, apo dhe heqja dorë nga mbikalimi dhe vendosja e nënkalimit, fondi limit nuk ndryshoi. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë ?Dh Albania? me një vlerë 20 milionë euro. Ndërkaq prej mëse një viti banorët e Unazës së Re janë në protestë duke kërkuar dëmshpërblimin për banesat që do tu shemben.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shpallet-fituesi-i-tenderit-lotin-e-pare-tek-unaza-e-re

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended