Ora News - Edhe Meta kundër Macron: Çdo alternativë përveç anëtarësimit në BE e papranueshme
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër idesë së presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një partneriteti ?të privilegjuar? për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun maqedonas Stevo Pendarovski, Meta tha se çdo lloj ideje që parashtrohet si alternativë për të zëvendësimin e procesin të anëtarësimit të të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është e papranueshme.

Gazetari: Po qarkullon ideja se Franca kërkon partneritet special për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A është zgjidhje e duhur dhe a duhet të pranohet?

Ilir Meta: ?Çdo lloj ideje informale që mund të paraqitet apo parashtrohet si alternativë për të zëvendësuar procesin e anëtarësimit të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor në BE është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Dihet se gjithë ky progres i madh që është bërë në këtë rajon është bërë në frymëzimin e përbashkët të integrimit evropian të të gjithë vendeve tona. Së dyti, ne tashmë jemi një rajon i rrethua nga BE dhe nga NATO. Kështu që e vetmja perspektivë dhe e vetmja zgjidhje është vazhdimi i këtij procesi të zgjerimit të BE dhe anëtarësimit të vendeve tona.

Për mua është e drejtë dhe legjitime kërkesa e çdo udhëheqësi të vendeve të BE për të kërkuar nga çdo vend që dëshiron të përfshihet në procesin e zgjerimit dhe të anëtarësohet se përveç të drejtave që fiton nga etapa të ndryshme të këtij procesi ti qëndrojë fort edhe detyrimeve. Kjo është një e drejtë legjitime pasi jemi ne që kemi kërkuar të hyjmë në familjen e BE dhe e dimë që atje ka disa rregulla. E dimë që ka disa kritere, janë kriteret e Kopenhagen dhe që duhen përmbushur. Dhe në këtë drejtim çdo qëndrim që inkurajon vendet tona për të qëndruar dhe përmbushur detyrimet që burojnë nga ky proces është mëse legjitim dhe i pranueshëm.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/edhe-meta-kunder-macron-cdo-alterantive-pervec-anetaresimit-ne-be-e-papranueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended