Përveç çlirimit të Shkupit, "13" solli liri edhe për Gruevskin
  • 4 years ago
Numri 13 i pafat. Të paktën kështu lidhen besëtytnitë rreth këtij numri. Por, 13 nëntori përveç çlirimit të Shkupit para 75 viteve, sot solli liri edhe për azilantin Nikolla Gruevski. Pas dy viteve gjykim për keqpërdorim gjatë ndërtimit të autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip me kredi kineze, ish kryeministri shpëtoi. Vepra për të cilën e akuzonte PSP-ja në rastin Trajektorja u vjetërsua. Ai ishte akuzuar se ka pranuar dhuratë për ndikim të kundërligjshëm për çka parashihej dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet. Avokati që e mbron Gruevskin kërkoi, ndërsa gjykata pranoi se rasti është vjetërsuar për shkak të kalimit të gjashtë viteve nga kryerja e veprës, ndërsa nuk ka pasur vendim fuqiplotë nga gjykata.
Recommended