Ora News - Forumi 17+1, Veliaj pret nënkryetarin e bashkisë Kinë: Fuqizojmë shkëmbimet tregtare
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Tirana pret për herë të parë Forumin ?17 + 1? në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Në kuadër të këtij Forumi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim delegacionin kinez të drejtuar nga Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, Lu Yan, me të cilin nënshkroi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit miqësor midis Këshillit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Pekinit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

?Është një kënaqësi e veçantë sot që mikpres në Tiranë miqtë nga Pekini, nënkryetarin e Bashkisë, delegacionin e tij, drejtues të ndërmarrjeve publike të Pekinit, të cilët janë në Tiranë për takimin e përvitshëm 17+1, por në formatin e kryetarëve të bashkive. Jam i lumtur që të dy bashkë do mikpresim edhe kryetarë bashkish nga i gjithë rajoni, besoj se hapim një faqe të re të bashkëpunimit të Shqipërisë me Kinën?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se më shumë se sa mbajtja e një takimi kaq të rëndësishëm në Tiranë, më e rëndësishme është zbatimi i vendimeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që do të arrihen në të.

?Dita më e rëndësishme do të jetë dita pas 17 + 1-shit, kur do të fillojmë zbatimin e projekteve dhe bashkëpunimin. Ndonjëherë, duhet të vijnë disa miq nga larg që të puqemi edhe me qytete ose shtete të tjera shumë pranë nesh, sepse gjithmonë kërkohet një arsye. Prej këtij sebepi, edhe ne brenda rajonit do të kemi më shumë bashkëpunim?, u shpreh ai.

Në shënjë mirënjohje, por edhe të vijimit të miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi nënkryetarit të bashkisë së Pekinit, Lu Yan, Çelësin e Qytetit.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/forumi-171-veliaj-pret-nenkryetarin-e-bashkise-kine-fuqizojme-shkembimet-tregtare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended