Nuk zhvillohet seanca për ‘Toyota Yaris’, shkak dy kushërinjtë në arrati

  • 5 years ago
Është shtyrë seanca paraprake për dosjen e ?Toyota Yaris?, për shkak se dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, nuk kanë marrë ende dijeni.
Avokatët e kushërinjve Vladi kanë deklaruar në seancën gjyqësore se ata nuk ndodhen brenda vendit, por jashtë tij.

Të arrestuar për çështjen e ?Toyota Yaris? janë babë e bir, Edi dhe Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. Tre prej tyre akuohen për veprën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Agim Ceka për armëmbajtje pa leje.

Në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në një automjet tip ?Toyota Yaris?.

Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Në korrik të këtij viti, Basha u mor në pyetje për këtë çështje edhe nga prokurorët belg.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH